Carvajal suspendohet me dy ndeshje, do të mungojë ndaj Juventusit në Champions - Gazeta Express
string(77) "carvajal-suspendohet-me-dy-ndeshje-do-te-mungoje-ndaj-juventusit-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 13:24

Carvajal suspendohet me dy ndeshje, do të mungojë ndaj Juventusit në Champions

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 13:24

Suspendim me peshë. Dani Caravajal është diskualifikuar me dy ndeshje pas kartonit të kuq që e mori kundër Olympique Marseilles në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions, e cila ishte zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, e fituar 1:0 nga Real Madridi.

Mbrojtësi i djathtë spanjoll e kishte marrë kartonin e kuq pasi e kishte goditur me kokë portierin kundërshtar, Rulli, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë suspendim, Carvajal do të mungojë në ndeshjen e mbrëmjes së sontme kundër Kairat Almaty, plus në atë ndaj Juventusit, megjithëse edhe ashtu nuk është në dispozicion shkaku i lëndimit të pësuar kundër Atletico Madridit.

33-vjeçari po e priste vendimin disiplinor pasi rrezikonte deri në tri ndeshje, por në fund UEFA e zgjodhi një dënim mesatar. /Gazeta Express