Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka zgjedhur pazarin e qytetit për të përcjellë një mesazh për qytetarët.
“Një mëngjes i bukur në pazarin e qytetit tonë! Pazari është vendi ku bashkohen prodhuesit vendorë me prodhime të freskëta e cilësore, por edhe shitësit e gjësendeve të vjetra që mbajnë gjallë traditën tonë. Këtu qytetarët bëjnë pazaret e tyre, ndajnë buzëqeshje dhe takohen me dashamirësi. Shumë shpejt, ky treg do të marrë pamje më të rregulluar, me tezga të përshtatshme dhe nyje sanitare moderne – duke u shndërruar në një hapësirë të rehatshme, dinjitoze dhe mikpritëse për të gjithë”, tha Osmani.