KGJK shpall konkurs për katër pozita për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, njëra prej tyre në Departamentit Special - Gazeta Express
string(111) "kgjk-shpall-konkurs-per-kater-pozita-per-gjyqtare-ne-gjykaten-e-apelit-njera-prej-tyre-ne-departamentit-special"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 13:08

KGJK shpall konkurs për katër pozita për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, njëra prej tyre në Departamentit Special

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 13:08

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e 352-të ka vendosur që të shpall konkurs për një pozitë të gjyqtarit në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit, dhe tri pozita të tjera për nevojat e departamenteve të tjera.

Paneli pranë të cilit do të zhvillohen intervistat për një pozitë për gjyqtar në Departamentin Special ka këtë përbërje:

  1. Albert Zogaj;
  2. Arjeta Sadiku;
  3. Afrim Shala;
  4. Ahmet Imami;
  5. Vaton Durguti.

Ndryshe, pas propozimit për përbërje të këtij paneli, kërkoi fjalën anëtari Besnik Bislimaj, duke thënë se gjykatësi Durguti si pjesë e panelit vjen nga Supremja.

Për këtë, kryesuesi Zogaj sqaroi se gjykatësi Durguti gjendet në Gjykatën e Apelit si gjyqtar.

Ndërkaq, për tri pozita të tjera u vendos paneli me këtë përbërje:

  1. Albert Zogaj;
  2. Kadrie Goga-Lubishtani;
  3. Teuta Ibrahimi;
  4. Drita Rexhaj;
  5. Burim Ademi.

Për këtë përbërje të panelit, e mori fjalën anëtari i Këshillit, Fahret Vellija, i cili tha se nga praktikat e mëhershme anëtar paneli ka qenë kryetari i gjykatës për të cilën është shpallur konkursi. Po ashtu, Vellija propozoi që anëtari Bislimaj të jetë pjesë e panelit pasi që vjen nga ajo gjykatë.

“Nga praktika e mëhershme e kemi pas kryetarin, po kisha propozu që gjyqtari Besnik të jetë pjesë e këtij komisioni”, tha Vellija.

Kurse, kryesuesi Zogaj tha se do të zhvillohet votim emër për emër të Komisonit, e për çka më pas Bilsimaj tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e panelit.

Po ashtu, Këshilli në këtë takim miratoi propozimin e mentorëve për gjyqtarët që po ndjekin trajnimin fillestar në Akademinë e Drejtësisë, si dhe bëri ndryshimin e planit të punës për Gjykatën Themelore në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, si dhe Gjykatën e Apelit.

Në këtë takim u dërguan për lirim nga detyra emrat e gjykatësve Rasim Rasimi, Zydih Haziri dhe Nushe Kuka-Mekaj, për shkak të arritjes së moshës së pensionimit.