Haki Abazi e quan “3D” Albin Kurtin: Deformim, demagogji, degradim - Gazeta Express
string(61) "haki-abazi-e-quan-3d-albin-kurtin-deformim-demagogji-degradim"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 12:21

Haki Abazi e quan “3D” Albin Kurtin: Deformim, demagogji, degradim

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 12:21

Haki Abazi, ish-deputet i Vetëvendosjes dhe zv/kryeministër në Qeverinë Kurti I, i ka përshkruar një “trimendsionalitet” Albin Kurtit: “Deformim. Demagogji, Degradim”.

Abazi lexoi kundërthënie të brendshme të pretendimeve të Albin Kurtit: se me ShBA-në ka probleme në diplomaci, por jo edhe në zhvillim dhe mbrojtje.

“Kjo i bie sikur kur nuk flet me zotin e shpisë por pi çaj më një nga fëmijët e shtëpisë. Po kaq naive është të thuhet se me Diplomacinë kemi mospajtime por me Mbrojtjen dhe Zhvillimin nuk kemi probleme. Po të ishte kjo e vërtetë poashtu i bie që Departamenti i Mbrojtjes dhe ai Thesarit nuk qenkan në linjë me Departmentin e Shtetit, që është institucioni vulë i të gjitha vendimeve dhe veprimeve”, tha ai.

Postimi i plotë:

3D- Deformim-Demagogji- Degradim

Kështu duket linja e vërtet e Kurtit me SHBA. Se sa naiv do ishte nëse vërtet do të besonte në 3D e tij është e paimagjinueshme. Kjo do të ishte në rastin më të mirë një pretendim iluzor se Qeveria e Kosovës mund të përcaktoj se me kënd i ka punët mirë e me kënd jo përbrenda adminstratës së SHBA ose cilido shteti tjetër. Kjo i bie sikur kur nuk flet me zotin e shpisë por pi çaj më një nga fëmijët e shtëpisë. Po kaq naive është të thuhet se me Diplomacinë kemi mospajtime por me Mbrojtjen dhe Zhvillimin nuk kemi probleme. Po të ishte kjo e vërtetë poashtu i bie që Departamenti i Mbrojtjes dhe ai Thesarit nuk qenkan në linjë me Departmentin e Shtetit, që është institucioni vulë i të gjitha vendimeve dhe veprimeve. Do të ishte më shumë se naive që kështu të besonte cilido zyrtar e sidomos një deputet që ka qenë edhe kryetar i Komisionit parlamentar per Punë të Jashtme në kohën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafës.

Por mëqë është vështirë të besohet që ai Deputet beson në atë që thotë dhe Departamenti i Shtetit e demantoi plotësisht, kjo i bie që 3D nuk është Diplomacy-Defens- Development por është Deformim- Demagogji-Degradim i marrëdhënieve me SHBA njejtë sikur që është me BE.

Në anën tjetër me shku në tokën amerikane dhe me shpërnda mjegull dhe publikisht para qytetarëve atje, të thuhet se unë dua rend the ligj në veri dhe se me Sveçlen dhe Krasniçin kam me mbajtë sovranitetin dhe me mbrojtë integritetin territorial, është irrituese, ofenduese dhe demagogji me deformim të së vërtetës dhe degradim i mëtutjeshëm i marrëdhënieve.

“Kjo i bie kur ke hyrë në gropë dhe në vend se të dalësh, vazhdon me gropu tutje dhe më thellë. Fundi do të jetë shumë i keq por i merituar plotësisht”.

Sa për rendin dhe ligjin në veri, nuk mundet dikush që refuzon të bashkëpunojë me drejtësinë, nuk shkon në prokurori, sulmon hapur prokurorin e shtetit, sulmon ashpër e direkt edhe në baza etnike edhe gjykatën kushtetuese edhe gjykatësit, të bind askënd që e ka për rend dhe ligj, AQ më pak që ligjin por edhe rendin nuk e bën qeveria atë e bën parlameti dhe gjyqësia!