Fehmi Kupina viziton Organizatën Sindrom Down: Lidhja e Prishtinës ka paraparë përkrahjen dhe fuqizimin e kësaj organizate - Gazeta Express
string(121) "fehmi-kupina-viziton-organizaten-sindrom-down-lidhja-e-prishtines-ka-parapare-perkrahjen-dhe-fuqizimin-e-kesaj-organizate"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 10:52

Fehmi Kupina viziton Organizatën Sindrom Down: Lidhja e Prishtinës ka paraparë përkrahjen dhe fuqizimin e kësaj organizate

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 10:52

Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, ka njoftuar se ka vizituar Organizatën Sindrom Down.

Kupina ka thënë edhe se Lidhja e Prishtinës në kuadër të programit të saj social, ka paraparë përkrahjen dhe fuqizimin e kësaj organizate në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

Postimi:

Vizitë në Organizatën Sindrom Down

Bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal Agnesa Rexhepi Demiri dhe Vebi Mujku u njoftuam me punën dhe shërbimet që ofron qendra në Prishtinë dhe degët e saj në Kosovë.

Shërbimet e kësaj qendre janë të specializuara, jo vetëm për përfituesit e saj të drejtpërdrejtë, por edhe përmes ngritjes së kapaciteteve të institucioneve arsimore dhe kopshteve në trajtimin e rasteve të fëmijëve me sindromën Down.

Lidhja e Prishtinës, në kuadër të programit të saj social, ka paraparë përkrahjen dhe fuqizimin e kësaj organizate në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore. Kjo përkrahje realizohet edhe përmes mbulimit të shpenzimeve financiare të nevojshme për funksionimin e saj.

#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115