Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se Unioni do të ndihmojë që plani i presidentit amerikan Donald Trump për Gazën të ketë sukses.
Ajo tha se ky plan është “një mundësi për paqe të qëndrueshme”.
“Ai ofron shansin më të mirë për t’i dhënë fund luftës menjëherë. BE-ja është gati ta ndihmojë atë të ketë sukses. Izraeli e ka nënshkruar planin. Hamasi tani duhet ta pranojë atë pa vonesë, duke filluar me lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, ka shkruar ajo.
Plani i Trump u mirëprit nga udhëheqësit europianë dhe të Lindjes së Mesme kanë mirëpritur një plan paqeje të SHBA-së për Gazën derisa presidenti Donald Trump e paralajmëroi Hamasin se duhej ta pranonte atë.
Plani, i dakorduar nga Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, propozon që të ndërprehen menjëherë luftimet, lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve të gjalla izraelite të mbajtura nga Hamasi, si dhe mbetjet e dhjetëra pengjeve që besohet se janë të vdekur – në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë./Express/