Macron mirëpret planin e Trump për përfundimin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve: Hamasi nuk ka zgjidhje tjetër - Gazeta Express
string(116) "macron-mirepret-planin-e-trump-per-perfundimin-e-luftes-ne-gaza-dhe-lirimin-e-pengjeve-hamasi-nuk-ka-zgjidhje-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 10:14

Macron mirëpret planin e Trump për përfundimin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve: Hamasi nuk ka zgjidhje tjetër

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 10:14

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur angazhimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve.

“Mirëpres angazhimin e presidentit DonaldTrump për përfundimin e luftës në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve,” deklaroi Macron në një postim zyrtar.

Ai i bëri thirrje Izraelit të angazhohet me vendosmëri për këtë plan.

“Pres që Izraeli të angazhohet në mënyrë të vendosur mbi këtë bazë. Hamasi nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veçse të lirojë menjëherë të gjitha pengjet dhe të ndjekë këtë plan,” shtoi ai.

Macron theksoi se këto elemente duhet të hapin rrugën për diskutime të thelluara me të gjithë partnerët përkatës, për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme në rajon, të bazuar në zgjidhjen me dy shtete dhe në parimet e mbështetura nga 142 shtete anëtare të OKB-së, me nismën e Francës dhe Arabisë Saudite.

“Franca është e gatshme të japë kontributin e saj. Ajo do të mbetet vigjilente ndaj përmbushjes së angazhimeve nga secila palë,” përfundoi Macron.