Jakaj nga IKD: Basha në mënyrë arbitrare konstatoi që Kuvendi është konstituuar - Gazeta Express
string(78) "jakaj-nga-ikd-basha-ne-menyre-arbitrare-konstatoi-qe-kuvendi-eshte-konstituuar"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 10:09

Jakaj nga IKD: Basha në mënyrë arbitrare konstatoi që Kuvendi është konstituuar

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 10:09

Naim Jakaj, nga Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha në mënyrë arbitrare konstatoi që Kuvendi është konstituuar.

Jakaj tha se fillimisht u bë ndërrimi i mënyrës së votimit nga kryesuesi i seancës konstituive, deputeti më i vjetër Avni Dehari, e më pas Basha në mënyrë arbitrare e konstatoi Kuvendin të konstituuar.

Hulumtuesi tha se edhe kryesuesi Dehari pati sjellje arbitrare, pasi është dashur të intervenojë Gjykata Kushtetuese për zbatim të përpiktë të Kushtetutës dhe praktikës parlamentare, që votimi të bëhet i hapur.

“Kur votimi u bë i hapur, atëherë u krijua mundësia që të kemi një kryetar të Kuvendit. Dhe kur patëm një kryetar të Kuvendit që vinte nga Lëvizja Vetëvendosje, prapë ai në mënyrë abritrare dy çështje i bëri- tek ndërrimi i mënyrës së votimit për nënkryetarin nga komunitetet dhe tek përmbyllja e seancës duke konstatu se Kuvendi është konstituu dhe ne mund të bëjmë veprime të tjera, të cilat kërkohen sipas rregullores”, u shpreh Jakaj.

Lidhur me këtë situatë, Jakaj theksoi se fatmirësisht Gjykata Kushtetuese vendosi masën që të mos fillojnë procedurat për formimin e Qeverisë.

Ai tha se edhe si IKD kishin thënë se Presidentja Vjosa Osmani nuk do duhej të niste procedurat për formimin e qeverisë. /BetimipërDrejtësi