Kurti kërkon mbështetje për NATO dhe BE në takim me kongresistin Torres - Gazeta Express
string(71) "kurti-kerkon-mbeshtetje-per-nato-dhe-be-ne-takim-me-kongresistin-torres"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 9:05

Kurti kërkon mbështetje për NATO dhe BE në takim me kongresistin Torres

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 9:05

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti ka vlerësuar lartë mbështetjen e kongresistit ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një aleat të rëndësishëm në avancimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Një kënaqësi të takohem me kongresmenin @RitchieTorres. Ritchie, një zë i fuqishëm në mbështetjen e përparimit demokratik dhe ekonomik të Kosovës. Diskutuam ambiciet tona për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në, sektorin premtues të teknologjisë së vendit dhe investimet e ardhshme në infrastrukturë…,”, ka shkruar Kurti.