Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në Lushnje. Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, në afërsi të banesës së Klea Gjatës, e njohur si e dashura e Laert Haxhiut.
Sasia ka qenë shumë e vogël dhe nuk ka shkaktuar as dëmë materiale.
Pistat e policisë janë përqendruar te lidhja që Klea Gjata ka me Laert Haxhiun.
Ndërkohë nuk përjashtohet as pista e inskenimit, pasi e reja mund të ketë stisur ngjarjen për të kërkuar azil në një shtet në perëndim.