Çupi: Kosova po vuan falë Kurtit - Gazeta Express
string(31) "cupi-kosova-po-vuan-fale-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 8:09

Çupi: Kosova po vuan falë Kurtit

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 8:09

Analisti Frrok Çupi thotë se Kosova po vuan për shkak të veprimeve të qeverisë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në ABC News, Çupi u shpreh se Perëndimi po hesht dhe nuk po tregon interes për Kosovën.

“Albin Kurti nuk u shfaq papritur. Kosova, nëse voton Albini, le të korrektohet. Çdo popull ndëshkohet për faktin se bën gabimet e veta. I paguajnë vetë. Situata që i ka sjellë Kosovës Albin Kurti, është me arklitekturë të njohur. Albin Kurti, ka ndodhur që kanë lëvizur pllakat tektonike të Kosovës. Kanë ikur nga Kosova liderët e UÇK dhe është vendosur Albin Kurti. Por a do vendosen ato pllaka? Albin Kurti e ka pushtuar Kosovën. Sot, Kosova është futur në heshtje botërore… është situata më e rëndë që ka Kosova. Më mirë do ishte në përpjekje për të kërkuar lirinë. Askujt në Perëndim nuk i intereson ate që ka Kosovë. Kosova nuk mund të bëhet si Palestinë”, theksoi ai.