Agjenti i Albian Hajdarit shpjegon arsyen se pse futbollisti e zgjodhi Kosovën - Gazeta Express
string(78) "agjenti-i-albian-hajdarit-shpjegon-arsyen-se-pse-futbollisti-e-zgjodhi-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 21:26

Agjenti i Albian Hajdarit shpjegon arsyen se pse futbollisti e zgjodhi Kosovën

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 21:26

Albian Hajdari gjatë ditës së sotme është zyrtarizuar si lojtari më i ri i kombëtares së Kosovës.

Ai ka marrë vendimin që të luajë për Kosovën, duke refuzuar kështu kombëtarën e Zvicrës, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, agjenti i tij, Sascha Fischer ka treguar arsyet e këtij vendimi, duke thënë se është kryesisht një angazhim ndaj rrënjëve të tij familjare, jo një refuzim i Zvicrës.

“Zvicra e ka formësuar atë si atletikisht ashtu edhe personalisht, për të cilën ai dhe ne si ekip jemi shumë mirënjohës. Familja e tij vjen nga Kosova dhe ai ndjen një lidhje të fortë emocionale me këtë vend të ri. Ai dëshiron të marrë përgjegjësi atje dhe të ndihmojë në zhvillimin e shoqatës në nivel evropian”, shpjegon Fischer për “20minuten”.

Agjenti i futbollistit shqiptar ka shtuar tutje se Zvicra nën udhëheqjen e Murat Yakin e ka vlerësuar Hajdarin.

“Ne gjithmonë jemi ndjerë të vlerësuar. Prandaj, ky vendim nuk është aspak rezultat i mungesës së përpjekjeve, por përkundrazi një zgjedhje shumë personale, e bazuar në identitet”, tha Fischer.

Albian Hajdari, sipas kryetarit të FFK-së, Agim Ademit, do të jetë i gatshëm për Kosovën qysh nga ndeshjet e tetorit.

Kosova më 10 tetor luan ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, teksa më 13 tetor i shkon Suedisë./GazetaExpress/