Artan Abrashi, kandidat për kryetar të Prizrenit, deklaroi në Pressing në T7 se “Prizreni vuan për ujë”.
Sipas tij, kryetari aktual është fokusuar tek pjesa estetike, e jo tek nevojat e qytetarëve
“Për një projekt për një shadërvan, 74 katunde kanë mbetë pa rrugë. Një shadërvan për një qytet pa ujë. Prizreni është pa ujë”, tha Abrashi në Pressing.
“Komuna e Prizrenit vuan për ujë, krejt qeverisja e tij ka qenë e fokusuar në një pjesë për estetikë kurse gjërat përmabjtësore të qytetarëve janë lënë anash”, tha ai.