Takimi i Begajt me Trump, Ambasada e SHBA: Punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë - Gazeta Express
string(87) "takimi-i-begajt-me-trump-ambasada-e-shba-punojne-se-bashku-per-te-cuar-perpara-sigurine"

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 20:58

Takimi i Begajt me Trump, Ambasada e SHBA: Punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 20:58

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një postim pas takimeve të zhvilluara këtë javë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar foto nga takimi i presidentit Bajram Begaj me presidentin e SHBA Donald Trump dhe nga takimi i Ministres së Jashtme Elisa Spiropalit me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubion, ambasada shkruan se aleatët e NATO-s janë duke punuar bashkë për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë.

“Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tone”, tha ai.

Gjatë javës që lamë pas u zhvillua java e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku nga vendin ynë morën pjesë ministrja e Europës dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe presidenti Bajram Begaj.