Rooney bën me dije se cili lojtar po e ‘dëmton’ sistemin e Arne Slotit - Gazeta Express
string(68) "rooney-ben-me-dije-se-cili-lojtar-po-e-demton-sistemin-e-arne-slotit"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 19:00

Rooney bën me dije se cili lojtar po e ‘dëmton’ sistemin e Arne Slotit

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 19:00

Liverpool pësoi një goditje në garën për titull të shtunën, pasi u mposht befasueshëm 2-1 nga Crystal Palace në “Selhurst Park”.

Kampioni në fuqi u duk larg nivelit të zakonshëm në pjesën e parë, duke kaluar në disavantazh pas golit të Ismaila Sarr. Vetëm pritjet fantastike të Alisson Becker shmangën një humbje më të thellë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Arne Slot u rikthye me golin e Federico Chiesa, por drama u vulos në minutën e 97-të, kur Eddie Nketiah shënoi për Palace, duke i dhënë vendasve një fitore dramatike.

Ky ishte humbja e parë e sezonit për Liverpool, por shfaqjet e tyre të para kishin qenë të luhatshme: gola të vonë ndaj Burnley, Arsenalit, Newcastle dhe Bournemouth, si dhe një fitore dramatike në sekondat e fundit kundër Atletico Madridit në Champions League.

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, analizoi situatën dhe kritikoi balancën e skuadrës. Sipas tij, blerja e madhe e verës, Florian Wirtz (116 milionë euro nga Bayer Leverkusen), po dëmton mënyrën e lojës së Liverpool-it.

“Është e vështirë për të, nuk ka dyshim,” tha Rooney në The Wayne Rooney Show për BBC Sport.
“Liverpool zakonisht nuk bën kaq shumë ndryshime në sulm. Tani të gjithë luftojnë për një vend, por mendoj se Wirtz nuk është përshtatur mirë ende. Ai ka shumë cilësi, por aktualisht po e prish balancën e lojës. Unë do të kisha preferuar Ekitike dhe Isak. Megjithatë, ai është një lojtar i madh dhe do të përmirësohet. Por starti i tij ka qenë i ngadaltë.”

Slot dhe Liverpool shpresojnë që gjermani ta gjejë shpejt formën, me ndeshjen e radhës kundër Galatasaray në Champions League të martën, përpara përballjes në Premier League ndaj Chelseat fundjavën që vjen./GazetaExpress/