bankat e nivelit të dytë kanë aprovuar 40.7 miliardë lekë ose rreth 11.8 miliardë më tepër nëse e krahasojmë me një muaj më parë.Vlen të theksohet se pavarësiht se në korrik hyri në fuqi rregullorja për kufizimin e kredive për blerje banesash kjo nuk ka ndikuar në nivelin e huave të dhëna për ndërtimin apo pasuritë e paluajtshme.
Sipas të dhënave të bankës Qendrore në Gusht të vitit 2025 u dhanë 4.35 miliardë lekë kredi për blerje banesash, duke pësuar një rritje me mbi 10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Kjo tregon interesin e shtuar të qytetarëve shqiptarë për blerje pronash dhe apartamentesh.Për shkak të luhatjeve të kursit të këmbimit shumë kredimarrës kanë preferuar që të marin hua.Gjatë muajit gusht një ngadalësim ka shënuar huaja e marë nga bizneset .Në gusht bankat kanë dhënë 30.8 miliardë lekë, duke pësuar një rënie me gati 7% në terma vjetorë.Ndërkohë totali i kredisë ka arritur në 900.5 miliardë lekë në Gusht të vitit 2025, me një rritje të konsiderueshme prej 11%.