Trump “shumë konfident” se do të arrihet marrëveshja për paqe në Gaza, nis takimin me Netanyahun - Gazeta Express
string(93) "trump-shume-konfident-se-do-te-arrihet-marreveshja-per-paqe-ne-gaza-nis-takimin-me-netanyahun"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 17:37

Trump “shumë konfident” se do të arrihet marrëveshja për paqe në Gaza, nis takimin me Netanyahun

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 17:37

Presidenti amerikan Donald Trump, duke pritur Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, tha se ai është “shumë konfident” se paqja mund të arrihet shpejt në Gaza, raporton CNN.

Trump e bëri këtë deklaratë pas shtrëngimit të duarve me Netanyahun në portikun e Krahut Perëndimor. Dy burrat pritet të takohen në Zyrën Ovale sot përpara se ta mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Të dy ngritën gishtin e madh lart përpara se të hynin në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa Trump shprehu besim për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës në Gaza dhe do të siguronte lirimin e pengjeve të mbetura, Netanyahu qëndroi pranë duke buzëqeshur.

Ai nuk u përgjigj kur u pyet nëse ishte dakord.