Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planet për Prishtinën e Vjetër: “Zemra e qytetit nuk do të lihet mbrapa pas 12 tetorit” (VIDEO) - Gazeta Express
string(126) "uran-ismaili-nga-ora-1900-prezanton-planet-per-prishtinen-e-vjeter-zemra-e-qytetit-nuk-do-te-lihet-mbrapa-pas-12-tetorit-video"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 16:34

Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planet për Prishtinën e Vjetër: “Zemra e qytetit nuk do të lihet mbrapa pas 12 tetorit” (VIDEO)

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 16:34

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte mban takim me qytetarë.

Në orën 19:00 në shkollën “Elena Gjika” në kryeqytetit, ai do t’i prezantojë projektet e tij për Prishtinën e vjetër.

Postimi i Uran Ismailit në Facebook:

Hajde me gjallë Prishtina e Vjetër!

Ju pres sonte te shkolla ‘Elena Gjika’ në ora 19:00 ku do të flasim për projektet e mia konkrete për Prishtinën e Vjetër.

🏬 Ndërtimi i qendrës komunitare multifunksionale

👶 Çerdhe e re për fëmijët e lagjes

⚡️ Organizimi dhe mbulimi i kabllove elektrike

💡 Rrugë të sigurta me ndriçim publik në çdo hapësirë publike

♨️ Zgjerimi i ngrohjes qendrore të qytetit

📝 Rishikimi i planit rregullues të lagjes

👵 Rinovimi i shtëpisë së pleqve

Në Vellushë janë rrënjët e Prishtinës, dhe kjo lagje meriton zhvillim, jo mungesë investimesh.

#KohaPerPrishtinen