Ramiz Lladrovci: Nuk shantazhohem prej incizimeve, i publikoj vetë - Gazeta Express
string(64) "ramiz-lladrovci-nuk-shantazhohem-prej-incizimeve-i-publikoj-vete"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 15:35

Ramiz Lladrovci: Nuk shantazhohem prej incizimeve, i publikoj vetë

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 15:35

Kandidati për Kryetar të Drenasit ka publikuar një reagim ku ka deklaruar se teksa “fushata zgjedhore po merr hov, me këtë, edhe tendencat për shantazhe. Shantazhet dhe presionet nuk mund ta ndalin fitoren “Për Drenasin Kampion” më 12 Tetor”.

Lladrovci ka thënë se sot, “gazetari i VOX Kosova, më ka thirre në telefon në ora 11:51, ku ka filluar të më tregojë për një audio incizim ku flitet për prona, me ç’rast, ka bërë disa pyetje rreth atij audio incizimi dhe dëgjohet zëri im duke folur me z. Labinot Halilaj, asamblist dhe biznesmen”.

Tutje, ai ka thënë se në në audio incizim flitet rreth pronës në rastin kur “plotësohen kushtet nga ofertuesi dhe cilat do të ishin përfitimet e mundshme, gjë të cilën e kam deklaruar publikisht edhe në Kuvend se jam i interesuar ta shtoj vlerën e pronës komunale dhe të krijohen përfitime për komunën e Drenasit”.

Lladrovic ka thënë se me këtë rast ka mbrojtur interesin publik të qytetarëve të Komunës së Drenasit ndërsa ka ftuar organet e rendit të ndjekin rastin dhe “autorët e këtyre metodave të presionit e shantazhit për përfitimin e pronave në rrugë të paligjshme”.

Reagimi i plotë i tij

Uzurpatori do të dështojë me shantazh!

Fushata zgjedhore po merr hov, me këtë, edhe tendencat për shantazhe. Shantazhet dhe presionet nuk mund ta ndalin fitoren “Për Drenasin Kampion” më 12 Tetor.

Sot, gazetari i VOX Kosova, më ka thirre në telefon në ora 11:51, ku ka filluar të më tregojë për një audio incizim ku flitet për prona, me ç’rast, ka bërë disa pyetje rreth atij audio incizimi dhe dëgjohet zëri im duke folur me z. Labinot Halilaj, asamblist dhe biznesmen.

Në audio incizim flitet rreth pronës në rastin kur plotësohen kushtet nga ofertuesi dhe cilat do të ishin përfitimet e mundshme, gjë të cilën e kam deklaruar publikisht edhe në Kuvend se jam i interesuar ta shtoj vlerën e pronës komunale dhe të krijohen përfitime për komunën e Drenasit.

Në ora 12:28, kanë ardhur pyetjet e gazetarit Fetahu dhe transkripti, por, audio incizimi është jo i plotë.

Në këtë takim të audio incizimit morën pjesë ish asamblistët e PDK-së, Arigon Sinani që ka kryer incizim të paligjshëm dhe të cilit duhet t’ia shtroni pyetjet e njëjta, si dhe Hamit Kastratit, Bekim Lestranit, Labinot Halilajt dhe bashkëshortit të ish asamblistes, Ndriçim Cakiqi.

Autori i video incizimit është uzurpator i asaj prone dhe nëse do të publikohet incizimi i plotë do të shihen të gjitha diskutimet dhe të gjitha kërkesat e asamblistëve të pranishëm duke e parë qartësisht kush e mbronte pronën e kush synonte ta vazhdonte uzurpimin.

Esenca e bisedës është se z. Sinani apo ofertuesit që i plotësojnë kushtet do të kishin fitime milionëshe nëse do të ofertonin me procedurë dhe ligjërisht do ta merrte pronën nëpërmjet shpalljes publike dhe votimit në Kuvendin e Komunës e jo të mbahej prona me uzurpim.

Pres që video incizimi i plotë të transkriptohet dhe të shihet deklarata e secilit, kush ishte për mbrojtje të pronës e kush donte të vazhdonte ta mbante pronën e uzurpuar. Kam pasur informata se ky audio incizim është dërguar nga uzurpatori Sinani para 24 shtatorit 2025 te gazetari Lirim Mehmetaj.

Për kërcënim e shantazh ka ndjekje z. Sinani, ndërsa kohë më parë ka edhe shënim zyrtar në Policinë e Kosovës për të njëjtin audio incizim.

Jam i gatshëm të publikoj vet çdo audio incizim, sepse, në asnjë rast e asnjë rrethanë, nuk kam çka të fsheh as kam tentuar të bëj diçka të paligjshme.

Jam thellë i bindur se kam mbrojtur interesin publik dhe të qytetarëve të Komunës së Drenasit. Ftoj organet e rendit të ndjekin rastin dhe autorët e këtyre metodave të presionit e shantazhit për përfitimin e pronave në rrugë të paligjshme.

Me nderime,

Ramiz Lladrovci

P.S

Gjeni tekstin e transkriptit te cunguar…

… se s’i kena votat.

Jo gjithë i kena votat.

Asnjë sen, kot folim na, e di unë… unë nuk i qes pronat pa e pas, pa e pas votën.

S’janë 10 milionë fitim, qaty shtinja lapsin qetash, shtinja lapsin Lab, 3.5 herë 1 hektarë e 32 ari sa pi…

A është 3 a 3.5?

A?

A është 3 a 3.5?

3, 3.5 aty, 3, për 3 jena. Me 3 janë edhe kqyre. Kqyre me 3 hinë e kqyre sa t’i qe?

I qet dikund rreth 36 mijë metra ndërtim.

Ja, ja, pse po ia qin nanën?

Hajt.

132 ari…

122 i bjen 39.

Ja, ja 12 mijë e 300 metra a janë?

Po, 122 ari, po.

Jo në fakt 132 ari…

Po de.

132 mijë metra…

Atëherë i bjen 39 mijë.

Vec pak.

Hajt.

Herë 3.3…

40 mijë metra, mos ja qi nanën, 40 mijë metra.

39 mijë…

Boll i con edhe 3 mijë metra…

Minus

…mbindërtim

minus 27% po thojna?

Po…

I bjen…

është e saktë

I bjen 28 mijë e 900…

30 mijë metra. 30 mijë metra evlad. A janë 30 mijë metra?

29 mijë…

30 mijë metra.

30 mijë.

30 mijë metra herë sa e shet?

Këtu në Drenas 600-650 është ka shkon.

Hyp.

Po qashtu po shkojnë cmimet…

650…

po sa ka kosto ndërtimi?

A e ka 50% Lab?

Ma shumë se 50%.

A e ka… qija robt.

Edhe qysh me e mbulu na qet 27% që kena me ba…?

Po ti, ta hjeka 27-shin o shpirt.

Po ti ke me ndërtu, ajo ka kosto për ty.

Po bre ta heka, krejt ta heka unë…

Po ajo kushton, qe qikjo kushton 19 milionë. Mirë bre.

Po bre.

Qekjo kushton 19 milionë.

Po. Kështu e bajna na, s’e bajmë ashtu, 40 mijë metra i patum herë, nër 650 ke thanë s’ka në Drenas, ti je tu ja rras…

Nëse ka…

Po bre… 26 milionë, vec pak.

Po.

Hiqja sa po të vyn metra, sa pare të bëjnë ty me i maru ka 250 euro, 300 euro…

Po i kemi dikund rreth…

300 euro.

S’ka 300 euro në ndërtim ma.

500 a ka Lab?

400 e don…

500 bre.

Po 400.

Po 500.

Po 500 e lajmë.

A bajnë 21 milionë po të jesin qetu. A po të jesin 21 milionë, a po të jesin 18-16?

Jesin bre…

O shpirt, 21 milionë…

Jo loqko, vallahi kryetar…

Po ti ndërtimin e komunës e llogarit sa e maron ti edhe as s’ki fitim, as s’ki humbje.

E ki vec mbarimin.

Ndërtimin e ki… ndërtimin s’ki aty…

Po qysh, ajo ka kosto o pllumb…

Vec pak, s’ki me maru as…

Ti ke me… 10 mijë metra për komunën.

Vec ke me maru karrabinane asi.

E qysh ti 10 mijë metra ndërtim ti s’i kurrfarë kosto?

Po ti ke kosto, po nuk është kosto…

Po t’i hjeki de 6 milionë në qatë ndërtim 10 mijë metra…

More qet punë e bëj unë, a din qysh…

O Lab, o Lab…

O Lab bre veç pak a the ti…

A ban unë kryetar që po e thjeshtëzoj: Ti ke me i ndërtu 40 mijë metra ndërtim…

Po.

…ki me i ndërtu 40 mijë metra ndërtim. Ta zëmë 10 mijë metra ndërtim…

Vec pak, 400 metra…

10 mijë metra janë ndërtim të komunës. Qe leje bre 10 mijë metra ndërtim herë 300 euro.

Hajde bre ma e thjeshta: 10 mijë metra ndërtim herë 300 po ia lajmë…

Vec pak, vec pak…

10 mijë metra ndërtim herë 300…

Po s’ka bre me 300.

300 euro bre, 4 milionë bre, 5 milionë, 500 po të tham.

Po… e këto, e këto pa pare po i ndërton a?

21 milionë.

26-7 milionë, po i hek qe 5 milionë po jesin 21 milionë, 50%…

Ja, ja, ja vec një dicka, prit, prit. 30 mijë euro tham, prit se ti s’je ka e shpjegon mirë…

Ani a ja bajmë kështu…

Ja, ja, ja…

Qe ta baj kështu… vec pak…

Pash fjalën e nderit vec…

Vec po më intereson…

Po të intereson, ti 10 mijë ndërtim…

Po.

…na i tham 3 milionë euro domethanë, e qeto 30 mijë euro ndërtim me cka po i ndërton ti?

Vec pak bre Lab, Lab, Lab, Lab…

Këto pa pare t’i ndërtojë…

Lab. Kyqyre bre…

Ato bajnë edhe 9 milionë..

Vec pak, vec ngom bre. 40 mijë metra ka 300 euro bajnë 12 milionë.

Po.

Po edhe 5 mijë metra, 4 mijë metra unë t’i shtoj mbindërtim, s’merr komuna aty.

Okej.

Po qe hic s’po i asi, po bajnë 12 milionë, tash ja hekum na, 30 mijë metra i lajmë për juve.

Po 30 mijë.

Herë sa? Sa e shet?

Po 650…

Po jo bre se s’ka 650…

Po sa dush leja ti pra, unë e di qaq, sa dush leja.

Po.

Po.

19 milionë minus 9 milionë, jo minus 12 milionë, a ke 12 milionë?

Po, po.

12 milionë…

Mirë.

12 milionë?

Po.

7 milionë e gjysëm jesin…

sigurt

…me 300 euro 7 milionë e gjysë, po me 600 a të jesin 15 milionë Lab? Me i shit 20 mijë metra ka 600 euro, 600 euro e gjysëm a të mbesin 12, a të mbesin 10? 10 milionë, a të mesin 5 milionë?

A din pse…

Po 5 milionë a të mesin?

Nashta.

5 milionë o Lab. O Lab, o Lab…

Për me shpjegu këta duhet mirë. Ky po thotë 30 mijë metra ndërtim?

30 mijë metra herë 650 bajnë…

A je t’u e llograit shitjen?

Po shitjen po e llogarit. Po qe hiqja 9 milionë e gjysmë ndërtim…

Jo bre 9 milionë e gjysmë, po ja hek…

Nuk ka bre 9 milionë, po s’bahet ashtu kurrgjë.

Po s’mujm bash me thanë 350 me maru mirë.

I kam 30 mijë metra ndërtim në Skenderaj, ju po më kallxoni sa fitoj unë.

Lab, Lab, a ja shtinëm na 40 mijë metra 12 milionë, minus 12 milionë, po jesin 7 milionë e gjysëm.

A ta shpjegoj unë sa jesin?

Po a po jesin 7 milionë e gjysëm?

Nashta s’jesin.

7 milionë e gjysëm edhe… 7 milionë e gjysëm, vec pak kqyr, 7 milionë e gjysëm, 7 milionë e 500 mijë plus, plus, plus 40 mijë metra kenë, kurrgjë, kurrgjë 4 mijë metra i shton asi, a i shton 4 mijë metra?

Po.

Një kat?

4 mijë metra plus…

1 mijë metra…

Pse me i shtu 4 mijë metra?

4 mijë more Lab se 40 ari janë, 60 ari i ki hapësirë të thatë.

A për kat 1 mijë metra, katër mijë metra, qysh po thu?

4 mijë metra po t’i shtoj…

Në kat…

…po t’i shtoj plus, 4 mijë plus, 4 mijë herë 650… jo, jo herë 300 e… 300 po ia lajmë fitimin, herë 300.

300 metra, 300 euro është fitimi në metër a?

Po de…

S’ka shanca.

Po 650, 300 po e maron, 350 po t’i la ndërtim.

Ja, ja, ja ti 200 euro n’mujsh me i fitu në metër je bos. S’mund fiton ma shumë. Me kanë në Prishtinë nashta…

Po bre Lab qe po t’i la edhe 200 euro…

…në Drenas e në Skenderaj…

…a po bajnë 8 milionë e 300?

Premi është 200 m’i ditë.

Po 8 milionë e 300 a po të bajnë?

Kqyre Kryetar, ti i ke fitu ta zajmë 7 milionë e gjysëm nëse e llogarit blanko, blanko. Në kuadër të qetij 7 milioni e gjysmë e ki edhe TVSH-në, qekjo nashta ta len as 4 milionë s’ta len fitimin.

Po tatimin e ka cdo njani që merret…

Po… ti po llogarit pare sa të kan hy në gjep…

O Lab, o Lab…

…jo sa ke pagu ti kta e ata e ata.

Jo bre, qe 4 milionë, po qe 2 milionë…

Unë isha kanë i knaqun me 4 milionë…

Jo bre, jo, jo, jo qe 2 milionë po ia lajmë…

Sa pom thu ti 10 milionë…

O Lab, 2 milionë… a jan 2 milonë euro…

Unë e di more sa është hapësirë.

A janë 2 milionë euro pare?

Pare janë po…

E cka kari po don ma?

Ja në rregull jemi.

Cka po don ma?

Ja mirë është.

Unë po të tham që qitu i fiton 15 milionë euro…

Ja s’ka shancë.

Ani amna mu, unë 15 milionë euro i fitoj.

Po të qetyne të 5 milionë edhe 2 milionë merre ty po ta dha vec ana paret kesh qe unë…”