Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE - Gazeta Express
string(81) "deputetja-e-ps-olta-xhacka-zgjidhet-zv-presidente-e-asamblese-parlamentare-te-kie"

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 15:18

Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 15:18

Deputetja e PS-së, Olta Xhaçka është zgjedhur sot me unanimitet Zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në një status në faqen e saj në Facebook, ajo thotë se ky është një mesazh i fortë besimi “se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion”.“Kjo detyrë sjell përgjegjësi të qarta: të forcoj zërin e vendit tim në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Do të angazhohem me përkushtim për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit, për të qëndruar pranë Ukrainës në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që e bëjnë Shqipërinë një partnere gjithnjë e më të besueshme”, shkruan Xhaçka.