Ish-ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka, ka rrëfyer disa detaje në lidhje me atë që ka ndodhur në Beograd në 2014, në ndeshjen e cila u kthye në një betejë dhune.
Ai ka treguar se një natë përpara ngjarjes presidenti i federatës serbe i ka ftuar për darkë, teksa gjatë ndeshjes ka qenë i shoqëruar me presidentin e asaj kohë të Serbisë.
“Vritini shqiptarët”, kjo ka qenë fraza, e cila sipas tij është thirrur në stadium vazhdimisht nga tifozët serbë, shkruan Top Channel.
“Gjithçka filloi krejt normalisht. Një ditë, mbrëmje më parë, erdhi në Beograd kryetari i federatës shqiptare të futbollit dhe delegacionit që e shoqëronte, për të marrë pjesë në këtë eveniment sportiv. Bashkë me të ishim të ftuar në një darkë protokollare nga kreu i federatës serbe të futbollit.
Në momentin që erdhi avioni nga Tirana, atje u krijua një përshtjellim, pasi të gjithë pasagjerët pa dallim u ndaluan të hynin në Serbi, kjo ishte shkelje flagrante se nuk kishte asnjë arsye. U bllokuan deputetë e punonjës të shtypit shqiptar. Pas një përpjekje të madhe dy orëshe, u arrit që ata të lejoheshin të dilnin nga aeroporti.
Ne ishim në shoqërinë e presidentit serb, në tribunën qëndrore, e cila filloi me shfaqe aspak sportive. Kujtoj që gjithë stadiumi në kor nisi të thoshte ‘vritini shqiptarët’”, ka deklaruar ai.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...