Prokuroria Themelore e Prishtinës: Në vitin 2020, psikiatri Kamberi u denoncua në Drenas për kërcënim dhe ngacmim - Gazeta Express
string(111) "prokuroria-themelore-e-prishtines-ne-vitin-2020-psikiatri-kamberi-u-denoncua-ne-drenas-per-kercenim-dhe-ngacmim"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 14:28

Prokuroria Themelore e Prishtinës: Në vitin 2020, psikiatri Kamberi u denoncua në Drenas për kërcënim dhe ngacmim

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 14:28

Psikiatri nga Kosova Behar Kamberi, është arrestuar ditën e djeshme në Shqipëri nën dyshimin për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive, Albana Bejko. Mjeku 42-vjeçar ishte denoncuar edhe në Kosovë për veprime të ngjashme.

Në një përgjigje për portalin rtv21.tv, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se Themelorja më datën  20.10.2020 kundër psikiatrit Kamberi ka pranuar kallëzim penal të parashtruar nga Policia e Kosovës, në stacionin Gllogoc për veprat “Kanosje” dhe “Ngacmim”, por që rasti ishte zgjedhur me ndërmjetësim.

“Ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzimin penal të parashtruar nga Policia e Kosovës-Stacioni në Gllogoc me datën 20.10.2020, kundër të dyshuarit B.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ”Kanosja” nga neni 181 dhe Ngacmimi nga neni 182 të KPRK-së. Prokurori i shtetit pas pranimit të kallëzimit penal dhe shkresave të lëndës ka vlerësuar se, rasti mund të referohet për ndërmjetësim, me datë 03.12.2020, zyra për ndërmjetësim, ka paraqitur në Prokurori marrëveshjen e ndërmjetësimit të arritur në mes të palëve të përfshira në rast, si dhe palët me vullnetin dhe pajtimin e tyre kanë zgjidhur rastin sipas ligjit për ndërmjetësim”, thuhet në përgjigje.