Aksion në tregun e Gjakovës, konfiskohet peshk i paligjshëm - shitej jashtë sezonit - Gazeta Express
string(80) "aksion-ne-tregun-e-gjakoves-konfiskohet-peshk-i-paligjshem-shitej-jashte-sezonit"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 13:27

Aksion në tregun e Gjakovës, konfiskohet peshk i paligjshëm – shitej jashtë sezonit

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 13:27

Në tregun e Gjakovës, sot rreth orës 10:05, është zhvilluar një aksion për konfiskimin e peshkut të paligjshëm.

Përmes një njoftimi në Facebook nga Federata e Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK) thuhet se ky aksion u realizua nga FPSRK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut.

Tutje thuhet se ky operacion kishte për qëllim zbatimin e ligjit dhe ndalimin e shitjes së peshkut të egër dhe jashtë sezonit, siç përcaktojnë rregulloret në fuqi.

“Sot, më datë 29 shtator 2025, rreth orës 10:05, Kryetari i Federatës së Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut, ka ndërmarrë një aksion për konfiskimin e sasisë së peshkut të paligjshëm në tregun e Gjakovës. Ky aksion është realizuar me qëllim të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe respektimit të rregulloreve në fuqi që ndalojnë shitjen e paligjshme të peshkut të egër dhe jashtë sezonit. Dëshirojmë të shprehim falënderimet më të sinqerta për Policinë e Kosovës për asistencën e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional në realizimin e këtij operacioni”, thuhet në njoftim.