Noteres shqiptare i sekuestrohet pasuri e dyshimtë prej 3 milionë euro - Gazeta Express
string(70) "noteres-shqiptare-i-sekuestrohet-pasuri-e-dyshimte-prej-3-milione-euro"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 13:20

Noteres shqiptare i sekuestrohet pasuri e dyshimtë prej 3 milionë euro

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 13:20

Policia në Tiranë ka sekuestruar 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale.

Siç raportojnë mediat shqiptare, noterja 35-vjeçare, Sanja Telhallari, ka qenë përfituese e këtyre burimeve kriminale.

Ndërsa Policia ka bërë të ditur se asetet e sekuestruara janë: 13 pasuri të paluajtshme dhe pesë llogari bankare.

Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje.

Derisa lidhur me rastin, hetimet dhe veprimet operacionale janë ende në vazhdim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.