Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi i ka uruar mirëseardhje Albian Hajdarit, i cili vendosi ta zgjedh Kosovën, duke hequr dorë nga mundësia për ta përfaqësuar Zvicrën, ku kishte luajtur për ekipet zinxhirë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e kreut të futbollit kosovar.
“MIRË SE VJEN, ALBIAN HAJDARI! 🇽🇰💙⚽️
Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane.
Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën.
Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane.
Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun.
Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty! 🙌🔥🇽🇰” /Gazeta Express