Përkrahje e fuqishme për vizionin e dr. Përparim Ramusës në Pjetershticë - Gazeta Express
string(71) "perkrahje-e-fuqishme-per-vizionin-e-dr-perparim-ramuses-ne-pjetershtice"

Zgjedhjet

Gazeta Express

29/09/2025 12:36

Përkrahje e fuqishme për vizionin e dr. Përparim Ramusës në Pjetershticë

Zgjedhjet

Gazeta Express

29/09/2025 12:36

Mbrëmë në Pjetershticë u mbajt një takim madhështor me banorët e këtij fshati të njohur për punën, mikpritjen dhe vlerat e tij të mëdha. Kryetari i Degës së PDK-së, dr. Përparim Ramusa, u mirëprit me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga qytetarët, duke dëshmuar edhe një herë se Pjetershtica është bastion i fuqishëm i Partisë Demokratike të Kosovës.

Takimi u mbush me energji pozitive dhe me besim të fortë në të ardhmen, ndërsa dr. Ramusa prezantoi vizionin dhe programin qeverisës të PDK-së për vitet 2026–2029. Ky program ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira për familjet, më shumë dinjitet për qytetarët dhe hapjen e mundësive të reja për të rinjtë.

Përkrahja e fuqishme e banorëve të Pjetershticës u vlerësua si një frymëzim i madh për vazhdimin e punës me përkushtim edhe më të madh në shërbim të qytetarëve. “Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”, ishte mesazhi kryesor i këtij tubimi madhështor.