Albian Hajdari e lë Zvicrën dhe e zgjedh Kosovën - Gazeta Express
string(48) "albian-hajdari-e-le-zvicren-dhe-e-zgjedh-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 12:28

Albian Hajdari e lë Zvicrën dhe e zgjedh Kosovën

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 12:28

Albian Hajdari është futbollisti i radhës që e zgjedh Kombëtaren e Kosovës.

Futbollisti i ri i Hoffenheimit ka hequr dorë përfundimisht nga mundësia për ta përfaqësuar Zvicrën.

Lajmin e ka bërë te ditur ekskluzivisht mediumi i njohur zviceran “Blick”, përcjell “Gazeta Express”.

Screenshot

Pas Leon Avdullahut, një tjetër yll i ri tek i cili shpresonin Helvetikët, i zgjedh Dardanët.

Mbrojtësi i rritur në Zvicër pritet të jetë në dispozicion të selektorit Franco Foda për dy ndeshjet e tetorit, ndaj Sllovenisë dhe kundër Suedisë në kualifikimet e Botërorit 2026. /Gazeta Express