Për të lehtësuar mungesat kronike, Këshilli Federal dëshiron të përshpejtojë ndërtimin e apartamenteve të përballueshme duke injektuar 150 milionë franga shtesë në fondin e krijuar posaçërisht për vitet 2030 deri në 2034.
“Kështu, ai i përgjigjet sfidave gjithnjë e në rritje me të cilat përballet sektori i strehimit si rezultat i rritjes së popullsisë dhe imigracionit”, tha ai, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Shtoi se “mungesa e strehimit të përballueshëm është kryesisht një problem për familjet me të ardhura të ulëta, por gjithnjë e më shumë edhe për klasën e mesme”.
Fondi përdoret për të dhënë kredi të ripagueshme për zhvilluesit e strehimit jofitimprurës për ndërtimin, rinovimin dhe blerjen e pronave, si dhe për blerjen e parcelave të ndërtimit.