Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është një vend që guxon dhe shfrytëzimi i Inteligjencës Artificiale është një shtyllë themelore e qeverisjes, jo thjesht një instrument.
Gjatë punimeve të Kongresit Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë në Tiranë, Rama theksoi se “përparësia jonë kyçe dhe vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë e 2030 në Bashkimin Europian është shumë qartësisht e rrënjosur në integritet, novacion dhe udhëheqje shkencore”.
Duke iu referuar mbledhjes së kësaj konference në Tiranë, Rama theksoi se “kjo ngjarje ilustron shumë më tepër se fjalët atë që po synojmë e po përpiqemi të bëjmë çdo ditë”.
“Ne do të mobilizojmë më shumë burime, reforma institucionale e kapital njerëzor për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë që e ka spirancën në Tiranë, por që rrezaton dhe është zgjeruar jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, tha Rama.
Për këtë, kryeministri kërkoi që “çdo program i madh inovacioni, çdo terren shkencor, çdo projekt të ketë standarde të larta dhe mbikëqyrje të ndihmuar nga inteligjenca artificiale”.