Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 9 armë zjarri - Gazeta Express
string(60) "policia-ne-prishtine-javen-e-kaluar-sekuestroi-9-arme-zjarri"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 10:12

Policia në Prishtinë javën e kaluar sekuestroi 9 armë zjarri

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 10:12

Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 196 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 89 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

 Po ashtu janë sekuestruar 9 armë zjarri.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5086 masave  administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 763 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”