Gjilani ndahet me trajnerin Ardian Nuhiu - Gazeta Express
string(40) "gjilani-ndahet-me-trajnerin-ardian-nuhiu"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 10:11

Gjilani ndahet me trajnerin Ardian Nuhiu

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 10:11

SC Gjilani ështe ndarë përfundimisht me trajnerin Ardian Nuhiu.

Klubi gjilanas ka njoftuar për vendimin e marrë përmes një komunikate për shtyp, të lëshuar sot, shkruan “Gazeta Express”.

Gjilanasit e kanë falënderuar trajnerin e deritashëm për bashkëpunimin dhe për punën e bërë, ndërkohë që i kanë uruar atij suksese në të ardhmen.

Rezultatet e dobëta të këtij sezoni bënë që palët ta ndërpresin kontratën.

“𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭ë 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 | 𝐌𝐛𝐲𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐀𝐫𝐝𝐢𝐚𝐧 𝐍𝐮𝐡𝐢𝐮

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.

Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne.

Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional.

Klubi do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës”, njofton klubi gjilanas. /Gazeta Express