Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt u regjistruan 40 aksidente, një i vdekur - Gazeta Express
string(76) "javen-e-kaluar-ne-rajonin-e-ferizajt-u-regjistruan-40-aksidente-nje-i-vdekur"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 9:53

Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt u regjistruan 40 aksidente, një i vdekur

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 9:53

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1548 gjoba dhe ka pezulluar 13 patentë shoferë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 40 aksidente, një me fatalitet.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”