Deliu-Kodra: Diplomacia e Kosovës në nivelin më të dobët në pesë vitet e fundit, marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në në krizë - Gazeta Express
string(121) "deliu-kodra-diplomacia-e-kosoves-ne-nivelin-me-te-dobet-ne-pese-vitet-e-fundit-marredheniet-me-shba-te-dhe-be-ne-ne-krize"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 9:54

Deliu-Kodra: Diplomacia e Kosovës në nivelin më të dobët në pesë vitet e fundit, marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në në krizë

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 9:54

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për gjendjen e diplomacisë kosovare në pesë vitet e fundit, duke e cilësuar këtë periudhë si regresive dhe dëmtuese për pozitën ndërkombëtare të vendit.

“Nuk besoj se ndonjëherë niveli i diplomacisë së Kosovës ka qenë në ndonjë stag më të dobët të cilin e kemi parë në këto pesë vite të fundit. Regresi është i madh”, deklaroi Deliu-Kodra.

Ajo theksoi se jo vetëm Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Kosovës, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm duke pezulluar dialogun strategjik me vendin.

“Kosova jo vetëm që ka sanksione nga BE, por natyrisht sanksione kemi edhe nga SHBA duke e pezulluar dialogun strategjik me ne”, u shpreh deputetja e PDK-së për FrontOnline.

Deliu-Kodra rikujtoi rolin historik të SHBA-ve në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

“SHBA ka qenë garancë e shtet-ndërtimit të Kosovës dhe subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe gjitha njohjet tona kanë ndodhur me garancën e SHBA-së. Fakti që është pezulluar dialogu strategjik me SHBA flet se Kosova po stagnon çdo ditë e më shumë”, tha ajo.

Në krahasim me zhvillimet në vendet e rajonit, ajo shprehu shqetësim se Kosova po mbetet pas në skenën ndërkombëtare.

“Kemi shtete të rajonit që çdo ditë bëjnë hapa të ri në gjeopolitikën e tyre. Kosova ka mbetur larg partnerëve të saj” përfundoi Deliu-Kodra.