Kërkohet hetim amerikan ndaj artikullit anti-UÇK të Dimal Bashës - Gazeta Express
string(66) "kerkohet-hetimet-amerikan-ndaj-artikullit-anti-uck-te-dimal-bashes"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 8:11

Kërkohet hetim amerikan ndaj artikullit anti-UÇK të Dimal Bashës

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 8:11

Veterani Agim Pllashniku, e ka paditur kryetarin e Kuvendit Dimal Basha, lidhur me artikullin kundër UÇK-së, ku thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është financuar me para të karteleve të drogës.

Ky artikull ishte publikuar në vitin 2012-të në një revistë shkencore në bashkëpunim me autoren Jana Arsovska.

Për këtë, është kërkuar edhe hetim ndërkombëtar, konkretisht amerikan.

Lidhur me kërkesën në fjalë, ka dhënë avokati Gent Gjini.

“Dimal Basha ka bashkëpunuar me një autore Jana Arsovska, e cila shquhet për propagandë anti-shqiptare, dhe vet Dimal Basha i ka shërbyer asaj në ofrimin e të dhënave statistikore dhe kjo i falënderohet atij”, deklaroi Gjini në Klan Kosova.

E disa ditë më parë, kryetari i Kuvendit Dimal Basha, ka deklaruar se përfundimisht pjesa e tij është larguar nga revista shkencore në fjalë.