Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Dëshmitarët në Hagë duken si aktorë të epokës së Millosheviçit - Gazeta Express
string(100) "gjyqi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-rama-deshmitaret-ne-hage-duken-si-aktore-te-epokes-se-milloshevicit"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 8:10

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Dëshmitarët në Hagë duken si aktorë të epokës së Millosheviçit

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 8:10

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Gjykata Speciale u formua nga një raport i Dick Martyt, të cilin e quan famëkeq. Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka pohuar se themelimi i Speciales është një histori insinuatash.

I njëjti edhe dëshmitarët në këtë proces i ka quajtur aktorë të epokës së Millosheviçit.

“Po të shohësh se çfarë e nxiti krijimin e Gjykatës Speciale edhe për çfarë po flitet në këtë proces, se në fund të ditës është harruar se krijimi i Gjykatës është nxitur nga raporti i famëkeqit Dick Martyt, dhe nuk ka asnjë gjurmë, asnjë shenjë, asnjë shkronjë dhe asnjë tingull të lidhur me atë trafik organesh, qoftë në atë çarçafin e akuzës, qoftë në gjithë zhvillimin e procesit. Pra, që këtu ka një devijim dramatik dhe është e gjitha një histori insinuatash e pa mbështetur në asnjë provë bindëse, përkundrazi e mbështetur nga dëshmitarë super-qesharakë që duken si aktorë të epokës së Millosheviqit”, u shpreh Rama. /KlanKosova