Barcelona, liderja e re e La Ligas! - Gazeta Express
string(33) "barcelona-liderja-e-re-e-la-ligas"

Futboll

Gazeta Express

28/09/2025 20:41

Barcelona, liderja e re e La Ligas!

Futboll

Gazeta Express

28/09/2025 20:41

Barcelona është lidere e re e La Ligas.

Katalonasit triumfuan 2:1 në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Gazeta Express.

Kjo fitore erdhi me shumë mund, me përmbysje veç pas inkuadrimit të Lamine Yamal.

Odriozola kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 31-të të ndeshjes.

Jules Kounde barazoi shifrat me gol me kokë pas asistimit nga Marcus Rashford, në minutën e 43-të të takimit.

Veç një minutë pas inkuadrimit, Lamine Yamal bëri një depërtim të bukur nga e djathta dhe asistoi për Leëandoëskin, i cili me kokë shënoi për fitoren e rëndësishme të vendasve.

Me këtë triumf, tani Barcelona shkon në krye të renditjes tabelare, me 19 pikë, një më shumë se Real Madridi që gaboi këtë javë.

Në anën tjetër, Real Sociedadi mbetet me pesë pikë në vendin e 17-të. /Gazeta Express/