Përpjekjet për ta nxjerrë personin që ra në bunar në Lybeniq, përfshihet edhe FSK - Gazeta Express
string(80) "perpjekjet-per-ta-nxjerre-personin-qe-ra-ne-bunar-ne-lybeniq-perfshihet-edhe-fsk"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 20:08

Përpjekjet për ta nxjerrë personin që ra në bunar në Lybeniq, përfshihet edhe FSK

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 20:08

Po vazhdojnë edhe më tej përpjekjet për shpëtimin e personit që ra në gropën e bunarit, në fshatin Lybeniq të Pejës.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se përveç policisë dhe zjarrfikësve, tashmë përpjekje për nxjerrjen e tij po bën edhe një njësit i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gashi në konfirmimin paraprak ka bërë të ditur se personi ka rënë gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e bunarit, në afërsi të varrezave të fshatit.