Krytari Istogut, Ilir Ferati që garon nga radhët e LDK-së për edhe një mandat tjetër në krye të këtij qyteti, ka vazhduar takimet me qytetarë.
Ai ishte te familja e Isa Rexhajt, ku thotë se ”ky truall i ka gjithmonë dyert e hapura për LDK-në”.
“Në truallin e Isa Rexhajt i kemi dyert e hapura për LDK-në, ku kaluam çaste të këndshme me familjen dhe me kandidaten tonë, Liridonën”, ka shhkruar Ferati.
“Përkrahja vazhdon në Cerrcë, aty ku ka nisur. Me përgjegjësi të lartë, mbajmë krenari për këtë trashëgimi politike”, ka thënë tutje Ferati. /Gazeta Express