Corriere della Sera: Deklaratat kontradiktore për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi në Shqipëri - Gazeta Express
string(97) "corriere-della-sera-deklaratat-kontradiktore-per-vrasjen-e-biznesmenit-edoardo-sarchi-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 17:32

Corriere della Sera: Deklaratat kontradiktore për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 17:32

Ata me siguri e vranë. Megjithatë, se çfarë ndodhi mbetet mister. Ndoshta u qëllua aksidentalisht gjatë një udhëtimi gjuetie, ose ndoshta ishte vrasje pas një grindjeje: u godit me një levë ose me një gur.

Por ekzekutimi i paramenduar nuk përjashtohet: një makinë ndaloi, një burrë zbriti dhe qëlloi”, shkruan gazeta italiane Corriere.

Ngjarja ndodhi në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, në Salari një vend i largët rreth 200 kilometra nga Tirana.

Viktima është një italian, sipërmarrës i suksesshëm në ndërtim, 44-vjeçari Edoardo Sarchi, me origjinë nga zona e Varese-s, i martuar. Të paktën tre persona, një baba dhe dy djemtë e tij, ishin me Sarchin gjatë udhëtimit për gjueti në luginat pranë lumit Vjosa.

Ambasada italiane në Tiranë po ndjek çështjen nga afër dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e Sarchit, përfshirë motrën Margherita dhe kushërinjtë Antonio dhe Leonardo, të dy ndërtues dhe pjesë e biznesit familjar. Edoardo ishte CEO i Tegola Edilcentro, një kompani e njohur që prodhon dhe eksporton materiale ndërtimi.

Sipas hetimeve, Sarchi, një gjuetar i apasionuar, darkoi në shtëpinë e familjes Braçe: babai Eqerem dhe djemtë Gazmend e Daniel, me të cilët kishte lidhje biznesi.

Pas darkës, grupi u nis për gjueti me dy automjete, një Volkswagen dhe një Land Rover Defender ndërsa vdekja ndodhi në një rrugë të ngushtë në një zonë malore.

Misteri i ngjarjes është i vështirë për t’u zbardhur: gomat e Land Rover-it ishin shfryrë, por nuk dihet nëse kjo ndodhi nga qëllimi i dikujt.

“Gjurmë gjaku u gjetën mbi makinë dhe në asfalt – por jo brenda automjeteve. Hetuesit besojnë se Sarchi u nxor nga makina dhe u qëllua, ndoshta edhe u godit me thikë ose me gur. Trupi u gjet më pas nga dikush që ngriti alarmin”, shkruan Corriere.

Sipas medias italiane, familja Braçe është e njohur për incidente të mëparshme dhune dhe bashkëpronare e kompanisë Edilcentro, ka dhënë deklarata kontradiktore.

“Ata kanë raportuar se një grup personash i surprizoi dhe i qëlloi gjatë gjuetisë. Një anëtar i familjes tha se e gjeti italianin të vdekur në rrugë, ndërsa një tjetër deklaroi se ai vdiq në duart e tyre. Hetuesit po hetojnë gjithashtu edhe pistën e një konflikti biznesi”, thuhet në shkrim.

Lidhjet e familjes Sarchi me Shqipërinë janë të forta. Xhaxhai i Edoardos, Augusto Nidoli, themeloi kompaninë Edilcentro, e cila tani drejtohet nga kushëriri Antonio. Babai i Edoardos, Vittorio, ishte një figurë e njohur në politikën e Varese-s, deri në vdekjen e tij në vitin 2022. Kushëriri i tij, Riccardo Barbieri, pronar i një B&B në zonë, është shprehur:

“Edoardo ishte një njeri i mirë, i përkushtuar në punën e tij, për të cilën më foli herën e fundit që e pashë, në funeralin e babait të tij.”, shkruan Corriere.