Prishtina po vazhdon me paraqitje fantastike në këtë fillimsezon.
Kryeqytetasit e shënuan fitoren e pestë, duke e mposhtur thellë 0:5 Ferizajn në udhëtim.
Fillimisht, ndeshja u ndërpre për disa minuta, për shkak të një përleshje që për pak sa nuk eskaloi mes dy tifozerive.
U desh ndërhyrja e policisë për të parandaluar më të keqen, teksa Express mëson se dy policë janë lënduar, kurse katër persona janë shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt për intervistim.
E pas rifillimit, Prishtina ishte nivel tjetër, duke shënuar plot pesë herë në portën e Ferizajt.
Me këtë fitore, Prishtina prin e vetme tani në renditje me 16 pikë, një më shumë se Ballkani dhe tri më shumë se Dukagjini.
Në anën tjetër, Ferizaj bie në vendin e fundit me gjashtë pikë.