Humbja e Gjilanit nga Llapi i ka acaruar tej mase tifozerinë, “Skifterat”.
Tifozeria gjilanase ka reaguar ashpër pas kësaj humbje, duke kërkuar largimin e trajnerit Ardian Nuhiu.
“Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e kryesisë dhe gjithmonë kemi pasur dhe kemi besim të plotë tek ata. Por nga ky moment, trajneri Ardian Nuhiu është i padëshiruar për ne, nëse nuk reflekton ai. Nëse nuk ka ndryshim, do të veprojmë në mënyrën tonë, ashtu siç dimë ne. Askush nuk është mbi klubin e zemrës Gjilanin!”, thuhej në reagimin e tyre.