Një person në Lybeniq të Pejës bie në bunarin që po hapej, Policia: Po bëhen përpjekje për ta nxjerrë - Gazeta Express
string(99) "nje-person-ne-lybeniq-te-pejes-bie-ne-bunarin-qe-po-hapej-policia-po-behen-perpjekje-per-ta-nxjerre"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 16:42

Një person në Lybeniq të Pejës bie në bunarin që po hapej, Policia: Po bëhen përpjekje për ta nxjerrë

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 16:42

Një person në fshatin Lybeniq të Pejës ka rënë në një gropë ku po hapej një bunar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i tha Gazetës Express se aktualisht janë duke u bërë përpjekje për nxjerrjen e personit. Për këtë, tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe njësitet tjera kompetente.

“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, tha Gashi.