Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planin për Barilevën: Ndërtim të sheshit dhe dyfishim të subvencioneve në bujqësi (VIDEO) - Gazeta Express
string(122) "uran-ismaili-nga-ora-1900-prezanton-planin-per-barileven-ndertim-te-sheshit-dhe-dyfishim-te-subvencioneve-ne-bujqesi-video"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 16:05

Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planin për Barilevën: Ndërtim të sheshit dhe dyfishim të subvencioneve në bujqësi (VIDEO)

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 16:05

“Hajde me gjallë Barilevë!”, ka shkruar kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ndërsa ka paralajmëruar një takim me qytyetarë sonte, ku tha se do t’i shpalosë projektet e tij për Barilevën.

“Ju pres sonte te shkolla ‘Ali Kelmendi’ në ora 19:00 ku do të flasim për projektet e mia konkrete për Barilevën”.

Ismaili renditi planet e tij si: “👷 Ndërtimi i sheshit të Barilevës 🏃‍♀️ Rregullimi i shtratit të lumit me shtigje të vrapimit 🏟️ Rregullimi i stadiumit të Barilevës 🌾 Dyfishimi i subvencioneve për bujqësi 👨‍🌾 Fond për mbrojtjen e bujqëve 💡 Ndriçimi publik në të gjitha rrugët dhe hapësirat publike Barileva është pjesë e kryeqytetit dhe ajo meriton kujdes e investime njësoj si qendra. #KohaPerPrishtinen”.