Clinton: Më shihnin të çmendur kur intervenova në Kosovë, u thashë kosovarët s'përkulen dhe serbëve do t'u bëhet shtrenjtë nëse e vazhdojnë luftën - Gazeta Express
string(142) "clinton-me-shihnin-te-cmendur-kur-intervenova-ne-kosove-u-thashe-kosovaret-sperkulen-dhe-serbeve-do-tu-behet-shtrenjte-nese-e-vazhdojne-luften"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 15:47

Clinton: Më shihnin të çmendur kur intervenova në Kosovë, u thashë kosovarët s’përkulen dhe serbëve do t’u bëhet shtrenjtë nëse e vazhdojnë luftën

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 15:47

Bill Clinton, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ishte njeriu kryesor në Shtëpinë e Bardhë kur në Kosovë bëhej luftë, u ul në një panel diskutimi në New York bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Duke folur në Clinton Global Initiative, ish-presidenti përmendi fillimisht numrin e madh të shqiptarëve dhe kosovarëve që tha se jetonin në New York. Tha se dy familje kosovare i ka në rrugën ku jeton edhe ai.

“Unë nuk e dija këtë, por numri më i madh i shqiptarëve dhe kosovarëve në botë jashtë vendlindjes së tyre është në New York. Në rrugën time jetojnë dy familje Osmani, dhe jeta ime ka qenë disi e lidhur me të tyret që kur isha president, dhe jam shumë, shumë krenar për ju dhe popullin tuaj”, tha ai, duke iu drejtuar Osmanit.

Clinton tha se shumë njerëz e shinin të çemndur, kur më 1999 vendosi që NATO ta niste një fushatë ajrore kundër Serbisë, për ta ndalur luftën në Kosovë.

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur kur u përfshiva në Kosovë. Dhe unë u thashë atyre: prisni e shihni, kjo do të jetë e vetmja herë në botën moderne ku një luftë do të fitohet vetëm përmes fuqisë ajrore, sepse kosovarët nuk do të përkulen kurrë, dhe përfundimisht do t’u bëhet tepër e shtrenjtë serbëve që të vazhdojnë të luftojnë. Dhe ne do të shpëtojmë më shumë jetë duke e bërë kështu”, tha ai.

Ish-presidenti amerikan tha se sa i përket Kosovës, është “shumë i njëanshëm”.

Ai tregoi se si aty ku jeton ai, ka një restorant me pronar shqiptar dhe një menaxhere serbe.

“E dini, unë jam shumë i njëanshëm në këtë çështje për shkak të angazhimit tim të hershëm me ta, por është e vërtetë që në rrugën ku jetojmë unë dhe Hillary jetojnë dy familje nga Kosova, dhe qarku ynë, mendoj, ka përqindjen më të lartë të shqiptarëve – nga Shqipëria vetë dhe nga Kosova – krahasuar me çdo shtet tjetër në Amerikë. Prandaj gjithmonë jam duke marrë lajmet më të fundit. Por ajo që dua që të gjithë ju ta dini është se diçka nuk shkon kur njerëzit duhet të largohen nga atdheu i tyre për të pasur jetë normale”.

“Në qytetin tonë të vogël me 3,400 banorë, katër banorët e fundit që janë shtuar kanë qenë shqiptarë. Dhe ne kemi një restorant me ushqim meksikan ku shumica e punonjësve janë meksikanë ose guatemalas, por pronari është një shqiptar nga Kosova. Por ja pjesa interesante: menaxherja, gruaja që më shërben një birrë sa herë hyj atje, është serbe. Dhe një ditë, kur isha aty, sapo kishin hapur dy restorantet më të reja në zonë. Ajo më pyeti nëse kisha qenë. I thashë: ‘Po, kam qenë në atë poshtë rrugës, por ende nuk kam shkuar tek ai lart’. Dhe ajo, një serbe ortodokse, më tha: ‘E di, ky restoranti lart në kodër është i një myslimani, por ai është një njeri i mrekullueshëm dhe duhet të shkosh'”.

“Tani, pse duhet të largohemi nga shtëpia për t’i mësuar këto mësime? Dhe si mund ta bëjmë të sigurt jetën në shtëpi?”, tha Clinton.

Ai tha se “bota është gjithmonë duke ndryshuar” dhe se ajo tani “është bërë krejt ndryshe pothuajse në çdo kontinent”.