Buja bën homazhe te varret e dëshmorëve në Ferizaj: Nderova një nga betejat më të rëndësishme të Zonës Operative të Nerodimes - Gazeta Express
string(124) "buja-ben-homazhe-te-varret-e-deshmoreve-ne-ferizaj-nderova-nje-nga-betejat-me-te-rendesishme-te-zones-operative-te-nerodimes"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 15:37

Buja bën homazhe te varret e dëshmorëve në Ferizaj: Nderova një nga betejat më të rëndësishme të Zonës Operative të Nerodimes

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 15:37

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka bërë homazhe te varret e dëshmorëve në Ferizaj, për të nderuar të rënët.

Buja, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Nerodimës, shkroi se nderoi “një nga betejat më të rëndësishme” në atë zonë.

“Nderova një nga betejat më të rëndësishme në Zonën Operative të Nerodimës, e njohur si “Epopeja e UÇK-së”, me homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Ferizaj, te shtatorja e Arsim Zeqirit nga Hallaqi i Lipjanit dhe pranë gjeneralit që udhëhoqi këtë betejë, zëvendëskomandantit të ZO Nerodimës, Imri Ilazi, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Lavdi!”.