Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, e ka prezantuar programin e tij për të rinjtë, duke bashkëbiseduar me ta.
“Vikendet tashmë i kemi të rinisë”, shkroi ai në një postim në Facebook, ku publikoi disa fotografi.
“E ruajmë Lidhjen edhe me rininë, sepse janë tanët dhe e dinë mirë që jemi pasardhës të kësaj familjeje politike”, shkroi Ferati.
“Kënaqësi është t’ju dëgjoj, të shoh gjithë këtë potencial që po i ofroni Istogut, e për këtë shpalosëm programin tonë për ju, e dashura rini”, shtoi ai.
“Rrugëtimi ynë vazhdon për rininë! #LDK113 I juaji, Iliri”.