Idrizi bashkë me qytetarë e biznese, takime dorë më dorë në Vushtrri - Gazeta Express
string(67) "idrizi-bashke-me-qytetare-e-biznese-takime-dore-me-dore-ne-vushtrri"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 14:59

Idrizi bashkë me qytetarë e biznese, takime dorë më dorë në Vushtrri

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 14:59

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe njëkohësisht kandidat për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka vazhduar aktivitetet elektorale në terren.

Ai ka bërë të ditur se bashkë me ekipin e tij po viziton lagje të ndryshme të qytetit, duke u takuar nga afër me qytetarë dhe biznese.

“Një ditë e jona në terren. Në çdo lagje, dorë më dorë, me qytetarët e bizneset e Vushtrrisë”, ka shkruar Idrizi, duke theksuar se fushata e tij bazohet në komunikim të drejtpërdrejtë me banorët.