Kandidati për asamble në Prishtinë, Burhan Pajaziti, ka kritikuar komunën e Prishtinës për një tabelë për pritore të autobusit.
“Komuna e Prishtinës ,dhe kryetari i saj tallet me banorët! Në lagjën Velania u vendosën tabelat për pritore të autobusit! Tabela është vendosur, por fatkeqësisht pritorja nuk ekziston,prandaj autobusin, duhet pritur ose në oborrin e pronarit të shtëpisë, ose në trotuar! Linja e cila është caktuar të kaloj nëpër lagje, as nuk përmbush kërkesat e banorëve , por edhe linja e autobusit e cila sipas fjalëve, orarin e ka brenda 3 orëve të kaloj nëpër lagje. Kjo linjë nuk është linjë e cila është e lëshuar për banorët, por vetëm për tu tallur me banorë, sepse rrugën nëpër të cilën kalon autobusi nuk dërgon në asnje destinacion ku banorët do të përdornin autobusin për nëvojat e tyre! Kryetar, po ju këshilloj, mos luani me qytetarët për fushatë,sepse nuk e meritojnë!!!”