"Prishtina përtej kaosit urban, tash veç me plan": Përparim Rama prezanton projektin e rigjenerimit urban në Kodër të Trimave dhe Kolovicë - Gazeta Express
string(134) "prishtina-pertej-kaosit-urban-tash-vec-me-plan-perparim-rama-prezanton-projektin-e-rigjenerimit-urban-ne-koder-te-trimave-dhe-kolovice"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 13:05

“Prishtina përtej kaosit urban, tash veç me plan”: Përparim Rama prezanton projektin e rigjenerimit urban në Kodër të Trimave dhe Kolovicë

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 13:05

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se lagjet që deri dje u ndërtuan pa plan, sot po marrin formë.

Ai ka dhënë detaje për planin të cilin po e jetëson dita-ditës.

“Për herë të parë në kryeqytet lagjet që deri dje, u ndërtuan pa asnjë plan, tash po marrin formë. Densitetet, funksionet, programet, vizioni, rrugët, kanalizimi, ndriçimi e shenjëzimi, krejt sipas planeve strategjike urbane”, tha Rama.

Ai theksoi se me planin e rigjenerimit urban në Kolovicë e Kodër të Trimave, do të kthehet integriteti i qytetarëve.

“Me projektin e rigjenerimit urban, po kthejmë integritetin e qytetarëve, e rregullin dhe jetën moderne në dy prej lagjeve më të mëdha të Prishtinës, në Kolovicë dhe në Kodrën e Trimave. Prishtina, përtej kaosit urban, tash veç me plan”, tha Rama.