Besnik Osmani: “E ardhmja e Fushë Kosovës ndërtohet mbi vizionin dhe vlerat e LDK-së” - Gazeta Express
string(82) "besnik-osmani-e-ardhmja-e-fushe-kosoves-ndertohet-mbi-vizionin-dhe-vlerat-e-ldk-se"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 13:03

Besnik Osmani: “E ardhmja e Fushë Kosovës ndërtohet mbi vizionin dhe vlerat e LDK-së”

Lajme

Gazeta Express

28/09/2025 13:03

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar familjen e Shemsi Avdullahut, të cilën e cilësoi si një familje që gjithmonë frymon me vizionin dhe vlerat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kishim kënaqësinë të vizitonim familjen e Shemsi Avdullahut, e cila gjithmonë frymon me vizionin dhe vlerat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Biseduam për programin qeverisës dhe për të ardhmen premtuese që na pret. Falënderojmë Shemsiun dhe anëtarët e familjes për përkrahjen e madhe”, tha Osmani.

Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve është garanci për ta çuar Fushë Kosovën përpara.